
Shkurte Gashi i befasoi të gjithë kur u publikua lajmi se këngëtarja është bërë nënë e një djali.
Për më shumë, pak ishte ditur edhe për historinë e saj të dashurisë me Albert Limanin, përcjell ORAinfo.
Autorja e shumë hiteve u bë nënë në dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas u mësua edhe identiteti i partnerit të saj.
Çifti u bën prindër të një djali qe e pagëzuan me emrin Mal.
E pak muaj pas lindjes, Shkurta ka rikthyer linjat e saj trupore.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në shoqëri të një vajze. E veshur me fustan të gjatë dhe me stil, Shkurta po shkëlqen në këtë pamje. /ORAinfo/

