“Ne s’jemi ndarë asnjëherë”, Roberti i jep fund dilemës për raportin me Norën

18:11 | 30 Gusht 2021

Ka një javë që po përflitet për raportin e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Dyshja u fotografuan në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa së bashku me vajzën e tyre, Renee, kaluan disa ditë relaksi në Turqi.

Për raportin e tij me Norën, Robert Berisha foli në një intervistë në ATV, këngëtari tha se asnjëherë ata nuk janë ndarë.

“A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim të tyre”, ishte pyetja që iu drejtua Robertit.

“Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, ishte deklarata e Robert Berishës.

Komento: