
Yllka Gashi mbushe 39 vjeç, ende rrezatuese.
Për Yllkën mosha mbetët vetëm numër, pasi që ajo dita ditës po shkon duke u rinuar.
Në të shumtën e kohës, me pozat e veçanta që paraqitet në rrjete sociale, gjithmonë duket bukur dhe person i dalluar, shkruan Kosovarja.
Sot, në ditëlindjen e saj këmngëtarja në imazhin e publikuar rrezaton me pamjen perfekte, dhe me kombinimin që ka bërë në veshje.
Në këtë fotografi, ajo ka bërë një mbishkrim tejet interesant.
Postimi i plotë:
(Nejse kjo foto osht ba mujin e kalum’, kur i kom pase 38 vjet e 11 mujë, plus bezbeli pak photoshop ama perafersisht qekjo qe 39 pranvera).
Për këtë ditëlindje veq i falenderohna të madhit Zot për secilin bekim e msim në jetë! Për shëndetin e mirë, familjen, miqtë e afërt, punën, sukseset, fatin e bardhë, begatitë e mirësitë, për lehtësimin e sfidave, për durimin në kohë të vështira! Prej krejt urimeve te vlefshme sot ma shumë se çdo ditë tjetër më mungon zani i omël i babit tem! 39.

