Befasi! Gareth Bale tek Arsenali!?

11:08 | 01 Mars 2019

Arsenali duket se është një skuadër që ka hapur dyert për Gareth Bale.

Kështu ka deklaruar ish ylli i Arsenalit, Robert Pires, që i ka bërë thirrje drejtuesve të skuadrës nga Londra që të lëvizin në drejtim të transferimit të Gareth Bale në ‘Emirates Stadium’.

E ardhmja e reprezentuesit belg mbetet e paqartë te Real Madrid, dhe një largim i mundshëm në fund të sezonit duket shumë afër.

“Mendoj se ka një shans të mirë, Gareth Bale ndoshta po luan sezonin e fundit te Real Madrid”, ka deklaruar Pires, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai po kalon një moment të vështirë si brenda dhe jashtë fushave. Ju mund të shihni se Bale është një lojtar i pakënaqur në këtë moment. Mendoj se kthimi në Premierligë është hapi më logjik për Gareth Bale”.

“Ka një supozim si ai do të rikthehet në Tottenham, por unë do të inkurajoj Arsenalin që t’i hap derën në ‘Emirates’”.

“Unë e di që tifozët e Tottenham nuk do të ishin të lumtur, por Bale do të ishte shumë i mirëpritur në Arsenal”.

Komento: