Learta lajmërohet nga vendi i punës, fustani që ka veshur po i rri kaq bukur

15:35 | 31 Gusht 2021

Ajo vazhdon të jetë një personazh tejet i përfolur në publik.

Learta Jakupi u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur kosovare, Shyhrete Behlulit.

Learta dhe Kushtrimi së fundi janë bërë prindër për herë të dytë, ku ka një vajzë të cilës ia kanë vënë emrin Matina, shkruan ORAinfo.

Pas lindjes së vajzës, Leartën e gjejmë shumë aktive me postime në rrjete sociale.

Learta tani është kthyer nga pushimet që i bëri me familje në Truqi. Ajo sot është shfaqur në vendin e saj të punës.

E veshur me fustan me stil, Learta po duket super joshëse. /ORAinfo/

Komento: