Icardi po largohet, ja kush do të jetë zëvëndësuesi i tij tek Interi

11:35 | 01 Mars 2019

Icardi tashmë e ka bërë të qartë se nuk po kalon kohë të mirë tek Interi.

Argjentinasi ka tre javë që është përjashtuar nga skuadra, ku edhe i është marrë shiriti i kapitenit, i cili pastaj iu dhurua portierit Samir Handanovic.

Inter duket se ka vendosur të hap derën e largimit për Icardin, ku ka filluar të mendojë edhe për prurjet e reja.

Mediet në Itali raportojnë se Edin Dzeko dhe Paulo Dybala janë sulmuesit që Inter po i konsideron si transferime të mundshme.

Ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje mes Interit dhe Juventusit, që do të dërgonte Icardin drejt Torinos.

Komento: