Nuk e priste askush! Neymar bën deklaratën befasuese sot

11:55 | 01 Mars 2019

Neymar ka bërë një deklaratë të pa dëgjuar më herët.

Ai gjatë një interviste për një rrjet televiziv brazilian ka thënë se është fajësuar më shumë se sa e ka merituar për dështimin e Brazilit në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Brazilit në Kupën e Botës në Rusi është eliminuar nga çerekfinale, duke u mundur nga Belgjika.

Ylli i PSG-së duke i komentuar paraqitjet e tij, ka thënë se ka marrë kritika të ekzagjeruara, duke bërë që të shikojë edhe video të paraqitjeve të tij, nëse vërtetë simulon.

“Unë mendoj se ishte një faj i ekzagjeruar për mua”, ka deklaruar Neymar.

“Unë e di që kur Brazili humbi pesha e fajit qëndronte mbi supet e mia”, ka vazhduar anëtari i PSG-së.

“Kam shikuar të gjitha ndeshjet e mia në Kupën e Botës, për të parë nëse unë vërtetë simuloj”.

Komento: