E shikoni këtë fëmijë? Sot është femra më tërheqëse e ekranit

22:57 | 01 Shtator 2021

Ajo është femra më e komentuar se show-bizzit.

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të përfolura të ekranit shqiptar. Duke parë ndryshimin e madh që ka pasur ndër vite në pamjen e saj, Luana është akuzuar shpeshherë se bukuria e saj i dedikohet ndërhyrjeve kirurgjikale.

Së fundmi, ajo ka ndarë në Instastory disa video me nënën e saj teksa diskutojnë për të kur ka qenë fare e vogël.

Duket se kjo bisedë e ka bërë mjaft nostalgjike moderatoren, e cila më pas ka ndarë një imazh kur ka qenë në vitet e para të jetës.

“Ja për çfarë e kemi fjalën”, ka shkruar Luana krahas fotos nga fëmijëria.
Moderatorja këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv.

Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Komento: