Policia në aksion, dënon me 2000 euro disa lokale në rrugën B

21:43 | 02 Shtator 2021

Në Kosovë, po vazhdojnë të shkelen masat kufizuese anti-COVID.

Policia e Kosovës sonte ka ndërmarr një aksion të madh në qytetin e Prishtinës nëpër lokale.

Tek “Rruga B”, Policia dënoi shumë qytetarë që nuk respektuan masat anti-Covid 19.

Përveç qytetarëve, Policia dënoi deri më 2000 euro dhe mbylli disa lokale që nuk ishin në përputhshmëri me rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Policia po vazhdon të mos toleroj më qytetarët dhe bizneset që s’po respektojnë masat.

Komento: