Dalin pamjet e aksidentit ku mbetur i vdekur këngëtari i njohur

22:11 | 02 Shtator 2021

Greqia është tronditur nga një lajm i dhimbshëm.

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.

Ai po drejtonte makinën tip Porsche kur nuk arriti të kontrollonte shpejtësinë, devijoi nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

Përplasja ishte aq e rëndë sa u deshën dy orë që viktima të nxirrej jashtë automjetit.

Në pamjet e publikuara nga mediat fqinje duket se mjeti është shkatërruar plotësisht. Reperi Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.

Komento: