Jose Mourinho trajner i Real Madridit!?

15:16 | 01 Mars 2019

Real Madrid ka mundësi që të ketë trajner të ri Jose Mourinhon.

Ish presidenti i Real Madridit, Roman Calderon, pret që Jose Mourinho të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.

Trajneri portugez kaloi tre vite në kryeqytetin spanjoll në mes 2010/13, teksa emri i tij është dëgjuar të thirrej nga tifozët gjatë humbjes nga Barcelona në ‘Camp Nou’.

Mourinho është i papunë që pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ka njoftuar se në verën e këtij viti synon rikthimin në futboll.

Real Madrid aktualisht drejtohet nga Santiago Solari, i cili në tetor te ‘Los Blancos’ zëvendësoi Julen Lopetegui.

“E kam një ndjenjë, ndoshta edhe më shumë, që Mourinho do të jetë në bankinën e Real Madridit sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Calderon.

Komento: