Vdes nga koronavirusi një 32 vjeçar nga Podujeva

09:03 | 04 Shtator 2021

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish.

32-vjeçar nga Podujeva, Haqif Ajvazi, ka vdekur pas infektimit me koronavirus.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në Facebook.
Ata kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç!
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”, thuhet në postimin e familjarëve.

Komento: