Lushtaku nuk certifikohet si kandidat për kryetar, ankesa e tij refuzohet nga gjykata

12:57 | 04 Shtator 2021

Sami Lushtaku nuk mund të kandidojë për kryetar të Skenderajt, për shkak të problemeve me ligjin.

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt ka humbur përfundimisht betejën për të kandiduar për të parin e kësaj komune.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut, për vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e tij si kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit, ky i fundit iu drejtua Gjykatës Supreme.
Sinjali mëson se Gjykata Supreme ka marrë vendim që ta refuzojë si të pabazuar ankesën e Lushtakut, kundër vendimit të PZAPit, të datës 1 shtator

Komento: