Zanfina tregon se është vaksinuar me dozën e dytë

14:39 | 04 Shtator 2021

Zanfina Ismaili, është njëra nga personazhet më të dashurua për publiku.

Ani pse në fillmet e saj të karrierës ajo u identifikua si motra e Adelinës, ajo me kalimin e kohës krijoi identitetin e saj duke u bërë shumë e kërkuar si këngëtare nga publiku, shkruan ORAinfo.

Tani, ka kohë që atë nuk e kemi parë si artiste në ekranet televizive, duke munguar kështu edhe nëpër intervista. Ajo, duket që ka gjetur një qetësi të madhe dhe po i përkushtohet më shumë profesionit të saj si avokate.

Së fundmi, Zanfina ka treguar përmes një fotografie që është vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës. Kësisoj, ajo ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë pasi vaksinimi shpëton jetë./ORAinfo/

Komento: