Para se të merrni rrugë, bëni mirë të shikoni motin

09:08 | 05 Shtator 2021

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Komento: