Arrijnë mbi 500 mijë vaksina Pfizer në Kosovë, dhuratë nga Amerika

15:42 | 06 Shtator 2021

Në Kosovë sot kanë arritur plot 503 mijë vaksina Pfizer, dhuratë nga SHBA-të

.

Pamjet e arritjes së vaksinave janë publikuar nga Unicefi. “503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it, me mbështetje nga UNICEF-i” thuhet në njoftim.

Arritja e gjysmë milioni të vaksinave anti-Covid pritet të jetë një shtytje e madhe për Kosovën në luftën ndaj pandemisë.

Me shfrytëzimin e këtyre vaksinave pritet që vaksinimi të mbulojë shumicën e popullsisë në Kosovë.

Komento: