1 mijë e 174 pacientë të shtrirë në ShSKUK, 95 prej tyre të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës

13:28 | 07 Shtator 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë 1 mijë e 174 pacientë të cilët po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.

Sipas ShSKUK-së, 123 prej pacientëve që janë të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë të vaksinuar me nga një dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 95 të tjerë me të dy dozat.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1 mijë e 54 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Ndërkaq 1 mijë e 70 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, 12 gjenden në respiratorë dhe 67 të tjerë me maskën CPAP.

Komento: