Mediumi spanjoll: Kosova mund të pranojë refugjatë shtesë afganë në këmbim të njohjes nga Spanja

13:32 | 07 Shtator 2021

Mediat spanjolle kanë shkruar gjatë ditës së sotme që Qeveria e Spanjës e udhëhequr nga Pedro Sánchez mund të dërgojë refugjatët afganë në Kosovë, të cilit janë në program të alokohen në Spanjë në këmbim të njohjes së pavarsisë së Kosovës.

Qeveria e Pedro Sánchez ofroi gushtin e kaluar për t’u bërë përfituesi kryesor i refugjatëve nga Afganistani, por tani ajo është e përkushtuar për të devijuar fluksin migrues që pritet për muajt e ardhshëm në vende të tjera.

Ekzekutivi spanjoll është duke punuar në një plan që Spanja të udhëheqë, së bashku me Bashkimin Evropian, krijimin e një kampi të madh refugjatësh në Kosovë.

Burimet diplomatike konfirmojnë për OKDIARIO se këto plane janë në tryezën e Moncloa dhe tashmë janë avancuar.

Tani për tani, Kosova tashmë ka miratuar vendimin për strehimin e 2,500 evakuuarve afganë për një vit.

Shumë nga detajet e planit, shpjegojnë burimet diplomatike, ende nuk janë negociuar. Në fakt, as Kosova ende nuk e ka pranuar propozimin, megjithëse do ta mirëpriste një gjë të tillë: njohja si shtet nga Spanja do të ishte shumë e rëndësishme duke qenë se Spanja është një nga vendet e pakta të BE -së që ende nuk e kanë njohur pavarsinë e shpallur në vitin 2008.

Komento: