Ambasadori Kosnett viziton afganët në Bondsteel, iu thotë se Amerika do t’i sigurojë banim të përhershëm

11:37 | 08 Shtator 2021

Kosnett viziton afganët në Bondsteel, iu thotë se Amerika do t’i sigurojë banim të përhershëm.

Një ekip i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i udhëhequr nga ambasadori Philip Kosnett ka vizituar të hënën refugjatët afganë të strehuar në kampin ushtarak të Bondsteel.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se SHBA-ja do t`I sigurojë banim të përhershëm afganëve.

“Të hënën një ekip i Ambasadës i udhëhequr nga Ambasadori Kosnett mirëpriti grupin e parë të afganëve bashkëpunëtorë të SHBA në shtëpinë e tyre të përkohshme në Camp Bondsteel. Ndërsa sigurohen që familjet të jenë rehat gjatë qëndrimit të tyre, ekipet e qeverisë amerikane po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për të çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, thuhet në postim.

Komento: