Atdheu me dedikim special për Borën! Çfarë po ndodh mes tyre ?

23:21 | 08 Shtator 2021

Ata po dyshohet se janë në lidhje.

Kur u pyet gjatë një interviste se cila nga vajzat i kishte bërë më shumë përshtypje nënës së tij, Atdheu u shpreh se nuk ia vlente ta tregonte pasi nuk ishte asnjëra prej ish-konkurrenteve, duke i bërë të gjithë të mendojnë se bëhej fjalë për Bora Zemanin.

Veprimi i fundit i Xhavarisë i ka ngritur edhe më shumë dyshimet se ai ende e pëlqen moderatoren.

Djali nga Kosova publikoi mbrëmjen e djeshme në Instastory një video të realizuar gjatë transmetimit të “Për’puthen” në këtë sezon të ri.

Në të shihet fillimisht fytyra e borës e më pas një plan më i gjerë ku duken si Bora, ashtu edhe Arjan Konomi, i cili është sërish opinionist i këtij programi.

Krahas postimit, Xharavina shkroi: “Tash që po e shof përmes ekranit, po më mungon shumë”.

Kjo deklaratë ka bërë që të gjithë ndjekësit e ish-konkurrentit të besojnë se nuk i dedikohet emisionit, por pikërisht Bora Zemanit.

Komento: