Reperi shqiptar në zi,humb personin e dashur

00:03 | 10 Shtator 2021

Stresi ka përjetuar një dhimbje të madhe.

Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit nga Kosova, Erion Sermaxhaj si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

“Shpirti i vëllait s’di ça të them tjetër përveçse lamtumirë o engjëll”, ka shkruar reperi.

Gjithashtu Stresi iu ka dhënë një mesazh ndjekësve të tij, duke u shprehur se duhet t’ju ofrojmë sa më shumë dashuri njerëzve sa janë gjallë, sepse kur ndahen nga jeta fjalët e mira nuk kanë më vlerë.

“Kur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes”, ka shkruar Stresi.

Komento: