Nëse keni plane për nesër, temperaturat janë ideale

20:09 | 11 Shtator 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Komento: