Haradinaj pret në takim Lajçakun

13:24 | 16 Shtator 2021

Lajçak takohet me Haradinajn.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Lajçak po qëndron në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit Lajçak tha se kanë biseduar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa theksoi se nuk kanë biseduar përhapjen e arkivave të UÇK-së.

Të enjten, Lajçak është takuar me kryekuvendarin, Glauk Konjufca. Ndërsa, pastaj krerët e subjekteve politike.

Komento: