Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, ja kur pritet lehtësimi i masave

23:43 | 16 Shtator 2021

Vendi ynë po vazhdon të përballet me një valë të re të koronavirusit.

Në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masa të ashpra restriktive ani pse rastet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm.

Aktualisht, në vend janë edhe 13 mijë e 473 raste aktive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Në total, në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 110 mijë doza të vaksinës. Ndërkaq, të imunizuar me dy doza janë 399 mijë e 341 qytetarë.

Nga data 26, në Kosovë pritet të ketë lehtësim të masave, teksa MSH pritet që në ditët në vijim të jap detaje në lidhje me to.

Komento: