Protestojnë mjekët, karton të kuq për institucionet qendrore

13:26 | 17 Shtator 2021

Mjekët karton të kuq për institucionet qendrore, me protestë kërkojnë trajtim dinjitoz.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), gjatë së premtes ka mbajtur dy protesta, para ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për institucionet qendrore sipas kryetarit Blerim Syla janë Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Në mënyrë simbolike ata kanë ngritur lartë kartë të kuq në drejtim të institucioneve.

Përderisa paradite protesta është mbajtur para MSh-së duke kërkuar vazhdimi i dialogut social dhe nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Mjekët e kanë kritikuar ministrin Arben Vitia se i ka injoruar vazhdimisht./eo/

Komento: