Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

18:26 | 17 Shtator 2021

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Disa komuna të Kosovës nuk kanë të infektuar asnjë qytetar me Covid-19.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, komunat me asnjë rast aktiv janë: Mamusha, Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Ranillugu, Zveçani dhe Leposaviqi.

Kurse komunat me më shumë raste aktive janë: Prishtina me 2 mijë e 550 që ndiqet nga Prizreni me 1 mijë e 096, Ferizaj me 792, Fushë Kosova me 854 raste dhe Podujeva me 662 raste me COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të vdekjes dhe 279 raste të reja.

Komento: