Kaq persona u gjobitën për mos respektim të masave anti-covid

10:40 | 18 Shtator 2021

Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata persona që nuk i respektojnë masat anti-covid.

Në 24 orët e fundit, Policia ka dënuar 1 mijë e 438 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Gjithashtu, brenda 24 orëve të fundit janë dënuar edhe 1 mijë e 711 shoferë, për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Të premten kanë ndodhur edhe 54 aksidente trafiku, 39 prej tyre me dëme materiale kurse 15 me persona të lënduar.

Policia njofton se ka arrestuar edhe 54 persona, 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 8 në vuajtje të dënimit.

Komento: