Hoxha nga Prishtina bën thirrje: Kryeni marrëdhënie me gratë tuaja se fitoni shumë sevap

21:12 | 19 Shtator 2021

Fadil Musliu, imami nga Prishtina ka qenë i ftuar në njërin nga televizionet tona.

Imami nga Prishtina, Fadil Musliu, i cili është bërë “viral” kohët e fundit në rrjetet sociale, ishte i ftuar në emisionin n’Kosovë show.

Duke folur për dashurinë ne mes çifteve, ai kërkoi nga burrat që të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë e tyre.

“Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevape”, tha ai.

Ndërsa shtoi se çiftet në Kosovë kane edhe kriza te shumta dhe u lut që të jenë më të vendosur në martesat e tyre.

Komento: