
Ka qenë njëra ndër deputetet me të zëshme në Kuvendin e Kosovës.
Fjala është për ish-deputeten e AAK-së dhe VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Ajo në zgjedhjet e fundit nuk ka qenë në garë për deputete.
E larg politikës, Donika po vazhdon të merret me aktivitet sportive, duke humbur goxha kilogram, përcjell ORAinfo.

Linjat e saj trupore tani do t’i dëshironin edhe vajzat e reja.
Donika shfaqet aktive edhe në rrjetet sociale ku bën postime nga përditshmëria e saj.
Ajo sonte ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me fustan të kuq e me shumë stil.
Në këtë fustan, Donika po duket një zonjë e vërtetë. /ORAinfo/

