Me këtë ushqim po e mban shpirtin Marina Vjollca në javët e fundit të shtatzënisë

21:08 | 21 Shtator 2021

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca së shpejti do të bëhet nënë.

Lajmin e konfirmoi vetë moderatorja përmes disa fotove, ku në prani të burrit të saj, Getoar Selimit, tregoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë, shkruan ORAinfo.

E nga ajo kohë, Marina është shfaqur shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto me barkë të fryrë.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet duke ngrënë ushqim. Një pijatë e mbushur me perime duke se është ushqimi i preferuar i saj gjatë kësaj kohe.

E veshur me fustan të ngushtë e me shumë stil, barku i saj i fryrë tërheq gjithë vëmendjen. /ORAinfo/

Komento: