Rakiq viktimozohet: Njësia Speciale i rrahu tre serbë, dy prej tyre kanë lëndime të rënda

17:16 | 23 Shtator 2021

Rakiq: Njësia Speciale i rrahu tre serbë, dy prej tyre kanë lëndime të rënda.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, para pak minutave ka vizituar Bërnjakun, pas raportimeve të medieve serbe se Njësia Speciale e Kosovës i ka rrahur tre serb lokalë.

Kryetari i Listës Serbe, para gazetarëve tha se Njësia Speciale e Kosovës i ka rrahur tre serb lokalë në rrugët malore të kësaj zone, njofton Klankosova tv.

Sipas tij, dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda dhe janë ndalur për trajtim në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Komento: