Keni bërë plane për ditën e sotme!? Së pari shikoni motin

09:54 | 03 Mars 2019

Me shi apo me diell!? Mësoni se si do të jetë moti në vendin tonë.

Moti sot në Kosovë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me erë të dobët deri mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të jetë në interval prej pesë deri 15 gradë Celsius.

Nga e hëna sërish do të mbizotërojë mot stabil dhe më i ngrohtë me erë kryesisht jugperëndimore. Nga e marta në juglindje temperatura do të tejkalojë 20 gradë.

Komento: