Një punëtor nga Prizreni bie nga kulmi i shtëpisë, kjo është gjendja e tij

13:13 | 03 Mars 2019

Gjatë kohës kur po punonte një person ka rënë nga kulmi i shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.

“Në rrugën ‘Kurrila’, në Prizren raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe për pasojë kishte pësuar lëndime trupore”, njofton policia.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës, rasti është duke u hetuar.

Komento: