
Mozzik ka ditëlindjen, kaq vjet mbush artisti.
Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur me emrin skenik, Mozzik sot ka ditëlindjen dhe ka mbushur 26 vjet.
Mozzik është shumë i pëlqyer për muzikën që kultivon, gjithashtu projektet e tij mbledhin miliona shikime në Youtube, menjëherë pas lansimit.
Gramozi ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re, për t’u bërë më pas një ndër artistët më të pëlqyer në Kosovë e jashtë saj.
Artisti ka marrë urime të shumta me rastin e ditëlindjes së 26-të, por urimi më i veçantë i erdhi nga vëllau i tij, reperi i njohur Getoar Aliu, Getinjo.
“Urime ditëlindjen një dhe i vetmi im vëllai im i gjakut, të dua Mozzik, t’rujt Zoti gjithmonë”, ka shkruar Getinjo në Instagram.

Kujtojmë se, jeta personale e Mozzik është çdoherë e diskutueshme në media, pasi marrëdhënia e tij më reperen shqiptare, Loredanën, pësoi ulje e ngritje të shumta, gjithashtu, ish-çifti janë prindër të një vajze, emri i së cilës është Hana.
