Njësia Speciale ka urdhër të qëndrojë derisa të lirohet komplet rruga në Bërnjak

09:08 | 02 Tetor 2021

Sot pritet të largohen barrikadat në veri të vendit.

Zyrtarët e KFOR-it kanë komunikuar me Njësinë Speciale.
Ata kanë thënë që njësia duhet të largohet nga pika në Bërnjak posa njëri kah i rrugës të hapet nga serbët që kanë bllokuar rrugën.

Nga KFOR-i është thënë se nga biseda me serbët lokalë, u është thënë se do të lirojnë njërin kah të rrugës për automjetet e Njësisë Speciale të Kosovës.
Por, nga zyrtarët e njësisë speciale iu është thënë se nuk do të largohen derisa komplet rruga të lirohet, ndërsa kanë shtuar se urdhri është i tillë, raporton KOHA.

Nga ora 8:00 deri në orën 16:00 të së shtunës pritet që të zhbllokohen dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, të bllokuara prej mbi 10 ditë.

Komento: