Humanisti Halil Kastrati në gjendje jo të mirë shëndetësore

10:01 | 02 Tetor 2021

Humanisti, Halil Kasatrati nuk i ka punët mirë me shëndet.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se humanisti Halil Kastrari po përballet me probleme shëndetësore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jashari i ka uruar shërim të shpejtë.

“I nderuar hoxhë, qytetar nderi i Skenderajt, Halil Kastrati, Uroj që sa më shpejtë ta kalosh edhe këtë sfidë shëndetësore si edhe shumë sfida tjera që t’i solli jeta. Ashtu siç ti gëzon çdo ditë, ata që kanë më së shumti nevoj për ne, zoti të gëzoftë ty e të dhashtë shëndet tërë jetën. Shërim të shpejtë mik!”, ka shkruar Jashari

Komento: