Për zhvillimet në veri refuzon të përgjigjet Kurti

12:07 | 02 Tetor 2021

Për zhvillimet në veri nuk ka pranuar të flasë Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet për zhvillimet e kësaj së shtune në veri të Kosovës.

Ai ka refuzuar të prononcohet për këtë çështje, pavarësisht insistimit të gazetarëve. Kurti është deklaruar pas Kuvendit Zgjedhor të BSPK-së për disa çështje, por nuk është përgjigjur për zhvillimet në veri.

Ndërsa kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq para gazetarëve në Jarinje deklaroi se pret që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga në atë pikë kufitare dhe të zhvillohet qarkullimi.

Sipas tij, në momentin që hiqet Njësia Speciale nga ato zona, do t’i heqin edhe ata makineritë e tyre.

Komento: