Haradinaj kujton djalin e vëllait të tij që vdiq tragjikisht

12:46 | 02 Tetor 2021

Sot është një ditë e vështirë për Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 14 vjetorin e vdekjes Shqipdon Haradinajn, djalin e vëllait të tij, Shkëlzenit.

Ai me emocione ka thënë se malli për të është i përjetshëm.

“Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne.
Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm!2, ka shkruar Haradinaj.

Shqipdon Haradinaj kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi. Ngjarja kishte ndodhur pikërisht 14 vite më parë para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan.

Komento: