Ministrja Donika Gërvalla nuk deklaron krejtësisht pasurinë e saj

14:29 | 02 Tetor 2021

Pasuria e Donika Gërvallës, nuk është deklaruar krejtësisht.

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione e ndërkombëtare.

Ajo nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj. “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar pozitat e saj dhe ka dërguar pyetje në MPJD, por ende s’ka marrë përgjigje.

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë – dhe as nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

“Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar funksionet e saj në Kosovë dhe vende tjera dhe ka gjetur se Donika Gërvalla-Schwarc nuk e ka bërë deklarimin e saktë në AKK.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka analizuar bazën ligjore dhe ka gjetur se deklarimi i pasurisë siç ka bërë ministrja e Jashtme dhe e Diasporës nuk është në përputhje me ligjin.

“Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar pasurinë dhe posedon të gjitha dokumentet se zëvendëskryeministrja ka një biznes tjetër në Gjermani dhe mban funksionin e drejtoreshës ekzekutive.

Ajo figuron se është drejtoreshë ekzekutive në “ALBLINGUA UG”, organizatë kjo që ofron shërbime në lidhje me gjuhën shqipe dhe shërbime tjera gjuhësore, si dhe zhvillimin e aftësive për zonën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Komento: