Reagon ambasada amerikane pas tërheqjes së barrikadave dhe policisë speciale nga veriu

17:02 | 02 Tetor 2021

I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, e ka mbështetur për largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit.

Ai tha se me këtë veprim Kosova dhe Serbia janë duke e zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për kufi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se trupat e KFOR-it do të qëndrojnë për dy javë në kufi, teksa u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë dialogun.

““Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara në këtë momentum dhe të rikthehet seriozisht dialogu”, thuhet në reagim.

Komento: