Për ju që keni bërë plane për sot, më mirë shikojeni motin

09:22 | 03 Tetor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, mëngjesi do të jetë relativisht i freskët.

“Nëpër ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Komento: