Krasniqi: Me kthimin e PDK-së në Prizren, rikthehet mbështetja direkte për bizneset e këtij qyteti

22:29 | 03 Tetor 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, kanë vizituar pjesë të rëndësishme të qytetit.

Krasniqi së bashku me Shaqir Totaj prezantuan programin e PDK-së për ndryshimet e mëdha që Totaj do t’i bëjë në Prizren.

Përmes një statusi në facebook, kryestari i PDK-së ka treguar se me kthimin e PDK-së në qeverisje, do të ketë mbështetje direkte për bizneset e këtij qyteti

“Bashkë me kandidatin tonë për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, vizituam shoqatën “Esnaf”, ku prezantuam programin tonë për ringjalljen ekonomike të Prizrenit.

Kryetari Totaj në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij do ta funksionalizojë Zonën Ekonomike, për të ju krijuar ndërmarrësve të Prizrenit më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Me rikthimin e shumëpritur të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren do rikthehet fuqishëm edhe mbështetja direkte për bizneset e këtij qyteti”, thuhet në statusin e Krasniqit.

Komento: