Përplasjet e Thaçit me Haradinajn s’janë të mira për aspektin e sigurisë

08:39 | 04 Mars 2019

Nuredin Ibishi thotë se përplasjet e Thaçit me Haradinajn s’janë të mira për aspektin e sigurisë.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se situata në vend është e qetë dhe stabile, duke ju referuar edhe raportimeve të institucioneve të sigurisë.Sa i përket kërcënimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosova, Ibisihi ka thënë se kjo nuk është diçka e re.“Serbia në vazhdimësi ka dërguar kërcënime.

Rreziqet e këtyre kërcënimeve qëndrojnë sepse Serbia ka qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. Tendenca e Rusisë që ta mbështesë Serbinë dhe të pozicionohet në Ballkan ka qenë çdo herë dhe kjo po vazhdon”, ka thënë ai.

Sa i përket rrezikut të destabilizimit të mundshëm në Ballkan, Ibishi ka thënë: “Në Serbi në ndaj Vuçiq ka pasë demonstrata dhe po kundërshtohet në vazhdimësi.

Shqipëria është poashtu në situatë të ndjeshme ku ka protesta prej opozitës. Maqedonia e Veriut pas marrëveshjes dhe anëtarësimit në NATO ka kaluar fazën e rrezikut të kërcënimeve.

Kurse Kosova nuk qëndron bash mirë për shkak edhe të papajtueshmërisë së Presidentit Hashim Thaçi me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Në aspektin e sigurisë këto përplasje nuk janë të mira”.

Foto: Nuredin Ibishi

Komento: