Ja sa fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK

09:06 | 04 Mars 2019

373 fëmijë kanë kërkuar ndihmë në emergjencën pediatrike në QKUK.

Është shtuar numri i fëmijëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Klinikës së Pediatrisë.

Vetëm gjatë vikendit që lamë pas ishin 373 fëmijë me simptoma të ndryshme të cilët kërkuan tretman mjekësor.

Prej tyre 54 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtejmë më kuadër të Klinikes së Pediatrisë, meqë pediatrit kanë vlerësuar se ju nevojitet trajtim i vazhdueshëm shëndetësorë.

Duhet përkujtuar që numri i personave që kërkuan ndihmë mjekësore gjatë ditëve të fundit në QKUK ishte i lartë dhe shumë prej tyre ishin të prekur nga viruse të ndryshme.

Komento: