Merkel dhe Macron do të jenë prezent në takimin Kurti – Vuçiq

11:10 | 06 Tetor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që ka nisur në Kranj të Sllovenisë.

Kurti, përcjell Euroneës, tha se me Vuçiqin do të takohet në pauzën mes dy sesioneve të samitit dhe se prezentë në takim do të jenë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë e ndërkohë na duhet një marrëveshje”, ka thënë Kurti. “Fondet evropiane nuk shkojnë pa vlera evropiane”.

Komento: