Vaksinimi i qytetarëve, Kosova ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore

18:08 | 06 Tetor 2021

Vaksinimi në Kosovë po vazhdon edhe më tutje.

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Kjo sipas MSH’së është bërë falë angazhimit të punëtorëve shëndetësorë e qytetarëve.

Nga kjo ministri kanë publikuar një video me grafika për të treguar progresin që ka shënuar Kosova gjatë 6 muajve.

Me këtë rast, MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, është thënë nga kjo ministri.

Komento: