Borrell i bën thirrje që Kosova dhe Serbia të punojë drejt marrëveshjes përfundimtare

18:41 | 06 Tetor 2021

Josep Borrell,i ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të punojë drejt marrëveshjes përfundimtare.

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Samitin Bërdo ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Twitter, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar”, ka shkruar ai.

“Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”.

Kryeministri Kurti pas takimit me presidentin serb Vuçiq ka thënë se është diskutuar për Procesin e Berlinit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave.

Komento: