Trajtimi i fëmijëve në Kosovë, ministri Ismaili jep lajmin e mirë

10:22 | 04 Mars 2019

Uran Ismaili jep një lajm të mirë për trajtimin e fëmijëve në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka dhënë një lajm të mirë sot sa i përket trajtimit të fëmijëve në Kosovë.

Ai ka njoftuar se punimet për ndërtimin e spitalit Peditarik-Kirurgjik po shkojnë drejt fazës së dytë të tij.

Me këtë rast, ai ka shtuar se me përfundimin e ndërtimit të këtij spitali, të gjitha problemet shëndetësore të fëmijëve do të trajtohen në Kosovë, pa pasur nevojë që të dërgohen jashtë vendit.

“Ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve ngadalë po hyn në fazën e dytë të tij. Ndërtimi i vrazhdë po shkon drejt përfundimit dhe së shpejti pritet nisja e punimeve në ambientet e brendshme. Kosovës i ka munguar një spital për kirurgjinë e fëmijëve, i cili do t’i trajtonte të gjitha sëmundjet e tyre pa pasur nevojë që ata t’i dërgojë jashtë vendit për kurim. Spitali do të ketë 10 mijë metra katrorë hapësirë, 100 shtretër dhe pajisjet më moderne për trajtimin e fëmijëve tanë”, ka shkruar ministri Ismaili.

Komento: