I përfoluri si ndërmjetësues i SHBA-vë për dialogun e Kosovës, sot viziton Shkupin

11:06 | 04 Mars 2019

Zyrtari amerikan Philip Reeker sot dot ë vizitoj Shkupin.

Reeker ishte përfolur se mund të caktohet si ndërmjetësues nga SHBA-të në dialogun Kosovë- Serbi.

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Philip Reeker, i cili është zëvendës civil dhe politik i komandantit të Komandës Evropiane të Forcave Ushtarake të SHBA-ve dhe ndihmës sekretar i ardhshëm shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, do të arrijë sot për vizitë në Shkup.

Siç informon shërbimi qeveritar për media, Reekeri sot paradite do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka të dy do të japin deklarata për mediat. Paradite është paraparë takim i Reekerit me shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Reeker në Shkup do të marrë pjesë në konferencën në organizim të Fondit Marshall të SHBA-ve.

Philip Reeker ishte ambasador i SHBA-ev në Republikën e Maqedonisë nga vitit 2008 deri në vitin 2011. Kjo është vizita e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë vendin e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë pasi Ëess Mitchell u tërhoq nga ky funksion në fillim të këtij viti.

Komento: