Parashikimi i motit për fundjavë – mund të befasoheni

18:36 | 08 Tetor 2021

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometorologjik sot ka informuar reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

Sipas parashikimeve, vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të ketë reshje shiu edhe për ditët vijuese.

“Të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjte parashihen reshje, por jo të këtij intensiteti. Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore. Për shkak të prezencës së masave ajrore nga drejtimi i veriut dhe verilindjes temperaturat mbeten të ulëta, nën vlerat e mesatareve për muajin që jemi.”, ka informuar IHMK.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Komento: